‘Dorëzohet’ eksponenti i LSI-së në Përmet, tërheq sulmet ndaj Kumbaros, e falanderon për punën: Ju jeni deputetja jonë, bravo!

Përpara tre ditësh qyteti i Përmetit mbeti pa energji elektrike pasi shpërtheu transformatori që furnizonte gjithë zonën, për shkak të temperaturave të larta.

Por defekti u rregullua brenda 24 orësh me ndërhyrjen e deputetes Mirela Kumbaro, ndonëse duhet thënë që de jure ajo nuk e ka marrë ende mandatin si deputete e qarkut Gjirokastër.

Pas një debati që Kumbaro ka bërë në Facebook me një prej eksponentëve të LSI-së në Përmet, Lorenc Lumani, zbulojmë edhe ndërhyrjen e saj tek OSHEE-ja, për zgjidhjen e problemit në një kohë rekord.  Lumani madje tërhiqet prej sulmeve që i ka bërë gjatë fushatës dhe komplimenton Kumbaron për punën që ka bërë në këtë rast.

“Edhe pse ju kam atakuar gjate fushates dhe kam votuar LSI ,JU ini deputetja e Permetit keshtuqe e meritoni nje Bravo”, shkruan Lumani.

Më poshtë sjellim debatin mes tyre, si dhe reagimin e një tjetër përmetari, Adi Dule.

/ArgjiroLajm.net/