Drejt falimentimit ujësjellësi i Tepelenës, s’ka fonde as për t’i hedhur klor ujit (VIDEO)

tepelene_2Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ne Tepelene është shume pranë falimentimit per shkak të mospagesave te faturave te ujit jo vetëm nga familjare por edhe nga institucione shtetërore.

“Jane institucione shteterore ku listen e kryeson burgu , pastaj vijne bashkite e Tepelenes dhe Memaliajtm shkollat e cerdhet.Keto institucione justifikohen se nuk paguajne per shkak te pamundesise  se tyre financiare”- shprehet Kaçorri Drejtori ndërmarrjes Arben Kaçorri kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror pasi kambanat e alarmit  kane rene prej vitesh dhe borxhet janë akumuluar. Ndërkohë spiralja e borxheve vazhdon zinxhir pasi edhe ujësjellësi i Tepelenës ashtu si pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve ne vend është debitor prej vitesh ndaj OSHE-së, sepse nuk paguan energjinë që përdor.??

Ndërmarrja jo vetëm qe nuk paguan dot punonjësit por nuk mundet te beje as investimet e nevojshme ne rrjet qofte edhe klorinimin e ujit.