Drejt përfundimit rruga e Lliarit, Mandi: Nuk ishte vënë dorë prej vitesh (FOTO)

Hapja e trasesë së rrugës në fshatin Lliar të Zagories po shkon drejt përfundimit. Prej tre ditësh po punohet me mjetet e ushtrisë. Kryebashkiakja Luiza Mandi ka postuar në faqen e saj në Facebook disa foto nga punimet, ndërsa shkruan:

“Brenda pak ditëve banorët e këtij fshati në Zagorie do të kenë gati trasenë e një segmenti që ndonëse ishte i shkurtër, askush nuk kthente sytë ndër vite për të ndërhyrë. Ndonjëherë qoftë edhe me pak buxhet mund t’i japësh zgjidhje problemeve që shqetësojnë një komunitet të caktuar, mjafton të kesh vullnetin dhe dëshirën për t’i shërbyer atyre. Gjej rastin të falenderoj banorët e fshatit për besimin dhe sigurisht forcat e ushtrisë që janë angazhuar me mjetet e tyre në këto punime”, shkruan Mandi.

Bashkia Libohovë pritet të nisë së shpejti edhe punimet për rrugën nga Kthesa e Libohovës në Suhë, si dhe punimet për rrugën e fshatit Nepravishtë Fushë.

/Libohova Online/

Image may contain: people standing, tree, plant, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, grass, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: 1 person, standing, mountain, sky, plant, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, mountain, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: sky, tree, plant, outdoor and nature