Drejtonte i dehur makinën në “18 Shtatori”, arrestohet 42-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Hysenj Koçiu, 42 vjeç, banues në  fshatin ‘’Lazarat”, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen ‘’18 Shtatori’’, ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Benz’’ me targa AA045 CD. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga neni  291  të Kodit  Penal.