Drejtonte makinën i dehur në “18 Shtatori”, pranga 39-vjeçarit nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasi Neritan Karagjozi, 39 vjeç, banues në Gjirokastër. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në  lagjen  ‘’18-Shtatori’’ ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip  ‘’Ford’’ me targ GJ 0106 B. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni  129  i  Kodit  Penal.