Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet në “18 Shtatori” 27-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorian Mema, 27 vjeç, banues në fshatin Luftinjë, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen ‘’18-Shtatori’’, Gjirokastër, ka qënë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Benz’’ me targa AA 966 LR.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti pa leje drejtimi’’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.