Drejtonte makinën pa patentë, pranga 32-vjeçarit nga Picari

policiaNga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit

Shemedin Goxho, 32 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokstër.

Ky shtetas u arrestua pasi në rrugën rurale Kolonjë-Picar ka qënë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin ‘’Wolsvagen’’, me targa ZZY 2309.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti pa leje drejtimi’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.