Drejtonte mjetin pa leje drejtimi, arrestohet 18-vjecari

Policia-GjirokasterNga shërbimet e policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Halil Shehu, 18 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet. Arrestimi I tij u bë pasi:

Më datë 11.09.2015, rreth orës 09:30, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Audi”, me targë AA 603 KM , pa leje drejtimi,i cili  ka shkaktuar aksident duke goditur motocikletën tip “Dajang” me targ APKAA504, me drejtues A.Dh

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi I motocikletës A.Dh, 37 vjec, dhe shtetasja që udhëtonte me të, D.Dh, 29 vjec.

Të dy këta shtetas kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

 

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.Dh (Neni 290 I K.P).

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të parashikuar nga neni 290 dhe 291 i Kodit Penal. “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.