Dritan Banushi kalon vettingun, konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë sot kryetarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

KPK konstatoi probleme në lidhje me vlerën e një apartamenti të blerë nga babai i gjyqtarit si edhe për shtesën e një apartamenti tjetër të trashëguar nga bashkëshortja e tij. Gjithashtu nga hetimet rezultoi se ai kishte mungesë burimesh financiare në vitet 2013 der1 2016.

Në lidhje me profesionalitetin gjyqtari Banushi u vlerësua pozitivisht. Megjithatë ndja tij kishte 14 denoncime, por KPK i hodhi poshtë si të pabazuara.

Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe për rreth 30 vjet ka punuar si gjyqtar i shkallës së parë