Dritë jeshile për Aeroportin e Gjirokastrës?

702554b8b91e015d6ed434c13b057dbdMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi se brenda këtij viti mund të arrihet një marrëveshje me koncensionarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit për ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

“Jemi optimist se do të gjejmë një zgjidhje që ju shërben të dyja palëve. Do të përpiqemi që brenda këtij viti ta përfundojmë marrëveshjen”, tha Haxhinasto.

Nese kjo do te arrihej, atehere mund te niste ndertimi i Aeroportit te Gjirokastres, i cili do t’i jepte nje shtyse shume te madhe zhvillimit te turizmit ne jug te vendit.