Droga në Lazarat, Berisha tregon pse nuk mund të burgosej Dasho Aliko

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke folur në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në Ora Neës. Pjesë e bisedës është bërë edhe Lazarati, si fshati emblematik për kultivimin e kanabisit në kohën e qeverisjes së PD-së.

Berisha e ka mohuar faktin që policia nuk hynte dot në Lazarat. Sipas tij policia kishte agjentë të infiltruar në fshat dhe pothuajse çdo sasi droge që dilte nga fshati kapej. Lidhur me rolin e ish-kryetarit të Komunës, Dasho Aliko, Berisha tha se ai nuk mund të burgosej.

“Nuk mund të burgosej Dasho Aliko. Ai ishte besnik i ligjit, denonconte dhe kërkonte ndihmë për parcelat me drogë”, tha Berisha.

Në vijim të fjalës për këtë çështje, ai solli në vëmendje ngjarjen e vitit 2004 me helikopterin italian, i cili u qëllua me armë nga banorët e Lazaratit. Sot tha Berisha, është kanabizuar i gjithë vendi dhe Shqipëria mund të krahasohet me Afganistanin.

/ArgjiroLajm.net/