Drogë dhe municione, arrestohet 62-vjeçari nga Lazarati

Lazarat policiaSpecialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë të mundur ndalimin e shtetasit Vahit Gjini,  62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Gjirokastër më datë 28.04.2016,ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr 21-2016-708/107 , datë 27.04.2016  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh ” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.