Dropull, “varrosen” ushtarët pa emër në Bularat

Eshtrat e 100 ushtarëve të paidentifikuar të gjetura gjatë gërmimeve të nisura këtë fillimvit në fushën e Dragotit në Tepelenë u vendosën këtë të premte për tu prehur përfundimisht pranë varrezës memoriale të Bularatit në Dropull të Gjirokastrës!

Ceremonia u zhvillua sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse greke.

Fillimisht u mbajt një meshë në kishë e më pas eshtrat ishin të vendosura brenda kutive metalike dhe u vendosën në pjesën murale të Varrezës së Bularatit, aty ku gjenden edhe të tjerë ushtarë greke të paidentifikuar.

Mes të pranishmëve ra në sy ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani, përfaqësues të Athinës zyrtare, familjarëve të viktimave të luftës italo-greke, sikurse përfaqësuesve të shoqatave helene dhe kreut të PBDNJ Vangjel Dule.

Ndërkohë në fushën e dragotit në Tepelenë zhvarrimet ushtarëve të rënë në luftën italo-greke do të vijojnë për një afat të pacaktuar, ndërsa kërkimet do të shtrihen edhe në zona të tjera të vendit mbi bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptarë e asaj Greke!

Grupet e punës janë treguar gjithmonë hermetikë në informacion, por burime konfincenciale thonë se prej shkurtit deri në Korrik janë gjetur eshtrat e rreth 400 ushtarëve, 100 prej të cilëve është e pamundur të identifikohen.