Dropulliti pyet Ramën te Fevziu: Pse duhet të votoj PS-në? Ja si përgjigjet Kryeministri

Në fund të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama një pyetje të dërguar në Facebook nga një banor i Dropullit. Jorgos Mastoras e pyet Ramën se përse duhet të votoj kësaj radhe PS-në pasi ka 27 vite që e voton, ndërsa shton se në Dropull kanë ndodhur shumë vjedhje.

Rama i ka thënë se duhet të votosh PS-në pasi qeveria e drejtuar prej tij i njohu minoritetit një nivel dinjiteti që nuk gjendet tek fqinjët tanë.

“I dhamë minoritetit dy bashki në dorë, Dropullin dhe Finiqin, i dhamë qeverisjen vendore. Po ndërtojmë godinën e re të Bashkisë Dropull. Ti duhet të votosh për PS-në se s’mund të votosh për Vangjel Dulen që iku tek PD-ja. Vangjel Dulja që iku nga posti i nënkryetarit të Kuvendit sepse po në atë post ishte edhe një çam si Shpëtim Idrizi, ndërsa u fut tek lista e kandidatëve të PD-së në Vlorë bashkë me një çam si Dashamir Tahiri. Ndëshkoni Vangjel Dulen, asnjë kokërr votë minoriteti për PD-në. Ligji i ri për minoritetet që po bëjmë, Greqia as që e ka çuar në mendje”, tha Rama.

Më poshtë pyetja e plotë e dropullitit.

/ArgjiroLajm.net/