Dy doza kanabis në makinë, ndalohet në Mashkullorë 31-vjeçari

Një person nga Saranda është ndaluar nga policia e Gjirokastrës pranë fshatit Mashkullorë, pasi iu gjetën në makinë dy doza me kanabis.

“Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.A  vjeç 31,  banues në Sarandë, pasi dyshohet se në fshatin Mashkullorë, nga kontrolli në mjetin tip “Ford” ju gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.  Neni 283/1  i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.