Dy drejtues mjeti të arrestuar në Gjirokastër. Njëri lëvizte pa patentë, tjetri ishte i dehur

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore në datë 14.10.2015  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Robert Demçaj, 41 vjeç, banues në  Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 14.10.2015, rreth orës 19:00, në lagjen ‘’Gërhot’’, Gjirokastër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip”Renault” me targa Gj 0264 A.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale të parashikuar nga neni  291 i Kodit Penal. “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu në datë 15.10.2015 u bë arrestimi i shtetasit Admir Shehu,38 vjec,banues në Gjirokastër pasi:

 Rreth orës 23:30 ky shtetas po drejtonte në gjendje të dehur autoveturën tip ‘’Audi’’ me targa AA 933 KF në rrugën e lagjes ‘’Puntore’’.Si pasoj e gjendjes së dehur ky shtetas është përplasur me trafikndarësen e rruges duke pësuar dëmtime të lehta.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur’’ të parashikuara nga neni 291 i Kodit Penal.