Dy dropullitë kallëzohen në Prokurori, dëmtuan kullotën për të nxjerrë gurë në Dervician

Dy shtetas nga Dropulli po hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi dyshohet se kanë dëmtuar një sipërfaqe kullosore në fshatin Dervician, për të nxjerrë gurë, por ndërkohë nuk ishin të pajisur me dekomentacionin përkatës.

Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit G.T e N.L, vjeç 57 e 54, banues në fshatin Jorgucat e Dervicjan.