Dy të arrestuar në Gjirokastër, ndihmonin klandestinët të kalonin kufirin (Emrat)

Arrestohen dy shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në teritorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrëstimi në flagrancë i shtetasit:

-Bersand Rabaj, 32vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër pasi:

Në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat në afersi të lokal Kalimera ky shtetas është kapur në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy shtetasve të huaj nga Tunizia.

Po keshtu u arrestuar shtetasi

– Arben Hyka, 41 vjec, banues ne fshatin Yrshek Tiranë, ( I dënuar më parë për veprën penale “vjedhja”), pasi:

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke udhëtuar me automjetin e markes Ford me targa AA 247 SV, ku brenda mjetit ndodheshin dy shtetas të huaj nga Afganistani.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.