Dy të arrestuar në Lazarat, ishin shpallur në kërkim për drogë

lazarat-g-4Efektivët e policisë së Gjirokastrës kanë vënë në pranga dy personave të shpallur në kërkim, gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.

I ndaluari i parë është Xhevair Derxhia 56 vjeç nga Lazarati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në muajin qershor në parcelën e tij u gjetën të mbjella 1100 rrënjë kanabis sativa.

Në vijim nga ana e uniformave blu, po në Lazarat gjatë pasdites së djeshme u vu në pranga Abas Rabia 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, më 23 qershor në kazinonë e marrë me qera prej tij, u gjet lëndë narkotike në formë boçe dhe çokollate, sende të kundraligjshme dhe disa makineri lojërash fati.

Arrestimi i të sipërpërmendurve u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas hetimeve që zgjasnin prej disa kohësh.