Dy të arrestuar në Lazarat, iu gjetën armë dhe drogë në shtëpi

arrestohet-polici-keqp-euml-rdori-pozit-euml-n-zyrtare_hdPolicia e Gjirokastres ka bere te mundur arrestimin e dy personave  të shpallur në kërkim, qe te dy nga fshati Lazarat. Kapet dhe ndalohet  Erjon Gjini, vjeç 33, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ky ishte person i shpallur në kërkim pasi  më datën 27.06.2014  në kuadër të operacionit antikanabis,  këtij shtetasi gjatë kontrollit  të ushtruar nga Policia në banesë në fshatin Lazarat ju gjet nje armë zjarri, municione luftarake si dhe 732 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa.

Gjithashtu po sot u bë kapja e  Çelo Buci, vjeç 64, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër,   sepse më datën 24.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis që u zhvillua në Lazarat,  këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë në fshatin Lazarat ju gjet një armë zjarri e municione luftarake.  Materialet shtesë në ngarkim të ketyre shtetasve i kane kaluar ne ngarkim Prokurorise.