Dyshohet për vjedhjen e një lokali në Gjirokastër, policia arreston 27-vjeçarin

Policia-GjirokasterNga ana e Specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit  në Komisariatin e Policisë  Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit. Vasilis Kafarani , 27 vjeç , banues në lagjen “ 18-Shtatori” , Gjirokastër .

Ky shtetas u ndalua pasi :

Në datë 05.12.2015  në lagjen  “18-Shtatori” , dyshohet se  ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit   M.Sh  , 58 vjeç , banues në Gjirokastër .

Shtetasi Vasilis Kafarani ka vjedhur mallra me vlerë  rreth 10.000 lekë (të rëja) .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale “Vjedhje” të parashikuar nga neni 134  i Kodit  Penal.