E kishte operuar para 12 vitesh, Flamur Golemi tregon takimin me të moshuarën në Lunxhëri

Kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi ka vijuar takimet e tij elektorale në fshatrat e Lunxhërisë.

Duke u ndalur në Gjatë, ai tregon historinë e një të moshuare 82-vjeçare të cilën e kishte operuar nga sytë plot 12 më vjet më parë. “Unë do të jem deputeti i të gjithëve, njësoj siç kam qenë mjeku i të gjithëve”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook teksa tregon edhe takimin me të moshuarën.

Më poshtë postimi i tij i plotë dhe foto nga takimet.

“Nuk thonë kot që rastësia është mbreti i botës. Në vijim të takimeve të mia derë me derë me banorë të Lunxhërisë, në fshatin Gjatë hyra edhe në familjen e Thëllëza Xhaferit, 82-vjeçarja që sapo iu prezantova si doktor Flamur Golemi, nisi të më përqafonte dhe puthte si të isha djali i saj. Plot 12 vjet më parë gjatë kohës kur po kryeja specializimin si mjek në Tiranë, e kisha operuar nga sytë këtë grua. Ndonëse nuk e mbaja mend pasi në gjithë këto vite pune kam mjekuar shumë pacientë, u lumturova që ajo gëzonte shëndet të mirë.

“Ti që më ke dhënë dritën e syve, nëna të jep jo vetëm votën, por gjithë uratat e botës që të dalësh faqebardhë e të fitosh”, më tha buzagaz nënë Thëllëza.

Falenderoj atë dhe gjithë familjet e Lunxhërisë për mikpritjen dhe mbështetjen. Unë do të jem deputeti i të gjithëve, njësoj siç kam kam qenë mjeku i të gjithëve. Në 25 qershor duhet dhe do të marrim një fitore historike për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 3 people, people standing, mountain, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor