E rrallë/ Një lopë në Bulo lind viç me dy koka (FOTO)

tmp_7341-1457214775170-2079631079Zakonisht ngjarje të tilla i kemi dëgjuar të ndodhin në Elbasan, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes që është krijuar në këtë qytet nga Metalurgjiku, por nuk është e thënë.

Sot në fshatin Bulo një lopë ka lindur viç me dy koka. Ngjarja e pazakonte i ka ndodhur lopës së Arben Kamos. Për shkak të deformimeve të shumta dhe përmasave të mëdha, lopa e kishte të pamundur ta bënte viçin normalisht si çdo lindje natyrale.

Nga sforcimet e shumta dhe dhimbjet ajo ngordhi, ndërsa pasi e therën të pranishmit u befasuan nga ajo çfarë panë në barkun e saj. Një viç me dy koka ishte diçka që nuk kishte ngjarë më parë në Bulo dhe askush nuk di të japë shpjegim për këtë, edhe pse mendja të shkon te kequshqyerja e lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara (OMGJ).

Por nga ana tjetër raste të mutacioneve gjenetike janë të njohura kudo. Këtë rast fatkeqësia i ra familjes Kamo. Drejtoria e Bujqësisë Gjirokastër duhet të shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore për të ndihmuar fermerin, pasi humbja e lopës është një barrë e rëndë për ekonominë e familjes Kamo si dhe kujto tjetër që mund t’i ndodhte diçka e tillë.
|Libohova Online|

tmp_7341-1457214685141-1593889408

tmp_7341-14572147751701450175799