Edi Rama të dielën në Gjirokastër, takim i madh elektoral në Parkun e Viroit

Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama do të jetë në jug për të zhvilluar takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Të shtunën ia ka rezervuar Konispolit, Finiqit, Sarandës dhe Delvinës.

Ndërsa të dielën paradite do të ndalet fillimisht në Përmet, më pas në Dropull dhe në orën 18:30 do të jetë takimi i madh në Gjirokastër. Mësohet se vendi i caktuar nga organizatorët është tek Parku i Viroit, aty ku Rama zhvilloi edhe takimin përmbyllës të fushës së vitit 2017.

Nuk dihet ende nëse militantët e opozitës do të protestojnë duke bllokuar rrugët apo jo. Kujtojmë që disa muaj më parë kur Rama ishte në Gjirokastër për takimin “Bashkia që Duam”, Dasho Aliko e Tritan Shehu me një grup mbështetësish protestuan tek kthesa e Viroit.