Ekspertiza, 15-vjeçarja nga Saranda vdiq nga hemorogjia e brendshme

spitalVdekja e vajzës 15-vjeçares pasditen e djeshme në Sarandë ka ndodhur për shkaqe natyrale. Ky është përfundimi i ekspertizës. Sipas përfundimeve të ekspertizë, vajza ka pasur gjakderdhje të brendshme.

15-vjecarja K.A humbi jetën dje pak orë pasi kishte kryer një vizitë tek dentisti. Vajza e lindur në Dermish të Sarandës banonte në Janinë dhe pikërisht dje, pas vizitës tek dentisti, ku kishte shkuar për të vendosur telat, mori rrugën për në Greqi bashkë me familjen.Por, gjatë rrugës ajo humbi ndjenjat dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Sarandës.

Libohova Online