Ekstradohet 47-vjeçari nga Gjirokastra. Ishte dënuar për vrasje

Një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në vitin e trazirave ’97, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Niko Goxhi, sot 47 vjeç nga Gjirokastra, u arrestua në SHBA, dhe është ekstraduar në Tiranë. Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), është shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëashingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Beratit me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”. Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Policinë e Beratit ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj 47-vjeçarit. Emri i tij ishte në listën e personave më të kërkuar nga policia e Shtetit.