Emërohet drejtori i ri i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër

Ardis Duka është prezantuar sot si kreu i ri i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër apo siç njihej deri pak kohë më parë Drejtoria e Monumenteve të Kulturës. Emërimi i tij është bërë disa ditë më parë nga ministrja Elva Margariti. Duka me profesion inxhinier ka punuar deri më tani në Drejtorinë e Rajonit Jugor të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Institucioni që ai do të drejtojë ka një rol të rëndësishëm në një qytet si Gjirokastra me pasuri të shumta të trashëgimisë kulturore.