Emigrantët në radhë, arrihet marrëveshja me Greqinë, Kakavija e Kapshtica hapur deri në orën 22:00

Dogana e Kakavijës dhe Kapshticës do të qëndrojnë të hapura ditën e sotme deri në orën 22:00. Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila thotë se kjo është arritur pas një marrëveshjeje me palën greke.

“Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, thotë ministrja Xhaçka.