Emrat e drejtuesve të rinj të PD-së në Gjirokastër

PD Gjirokaster

Paralelisht me riorganizimin qëndror, Partia Demokratike po ripërtërin strukturat e saj edhe në bazë, jo thjesht me ndryshimin e kryetarit lokal,  por edhe me drejtues të departamenteve të ndryshme apo koordinator për çështe të caktuara. Sa i përket degës së kësaj partie në Gjirokastër, pas një mbledhje të organizuar dje është vendosur që projekt-konstituimi i kësaj dege të ketë këtë përbërje:

Kryetar : Roland Bejko

Nënkryetar : Dashnor Aliko

Nënkryetar : Valentina Hyska

-Sekretar Teknik : Agron Ahmeti

-Departamenti i Arsimit dhe Shkencës : Vait Tola

-Departamenti i Burimeve Minerale dhe Energjitikës : Adriatik Islami

-Departamenti i Pushtetit Lokal : Dragush Logli

-Departamenti i Legalizimit Planit Rregullues dhe Disiplinimit të Ndërtimeve : Dejvi Mezini

-Departamenti i Antikorupsionit : Nikolla Zhulla

-Departamenti i Mbrojtjes : Filip Qirko

-Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Punësimit : Shpëtim Puli

-Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Arsimit dhe Sportit : Spartak Drasa

-Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Lustracionit : Paqsor Aliko

-Departamenti i Çështjeve Ligjore : Ermal Aliko

Nuk dihet ende nëse ky projekt-konstituimi do të jetë përfundimtar apo do të ketë ndryshime të tjera në listën e mësipërme. Pas zgjedhjes së Roland Bejkos në krye të degës lokale të PD-së, rivali i tij në atë garë, Shemsho Lamaj kundërshtoi publikisht proçesin duke pretenduar për parregullsi në zgjedhje.