Emrat e të aksidentuarve në Dervician

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë kryqëzimit të fshatit Dervician, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona. Makina tip “Jeep” është përpalsur me një tjetër makinë tip“Benz”. Nje prej drejtuesve të mjeteve ishte nga fshati Goranxi. Në automjetin tjetër udhëtonin pjesëtarë të një familje nga Elbasani. Të plagosurit janë: Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkajm Vjollca Pitja, Klaus Turkaj (7 -vjeç) dhe Ana Turkaj (3-vjeç).

Informacion paraprak i policisë për ngjarjen.

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.K, 55 vjeç,banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç, ku ishin pasagjerë dhe shtetasit R.T., 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Shtesasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.