Euro 2016: Sot dalin në shitje biletat, ja si mund të rezervohen

Euro-ticketsDuke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme dhe deri në orën 12:00 të datës 18 janar, të gjithë kanë mundësinë që të aplikojnë për një biletë për ndeshjet e Euro 2016.

Tifozët shqiptarë do të kenë 15 përqind të biletave për ndeshjet që do të zhvillojë Kombëtarja shqiptare në Grupin A të finaleve të Europianit. Një shifër e tillë është vendosur nga UEFA, e cila organizon këtë kompeticion të rëndësishëm.

Kërkesat e shqiptarëve gjatë kësaj kohe kanë qenë të shumta, ndërsa sot është mundësia e madhe që të nisin rezervimet për t’i parë nga afër heronjtë kuqezinj që bënë realitet ëndrrën për t’u kualifikuar në Evropian.

Ky është afati që UEFA ka vendosur në dispozicion të tifozëve, të cilët duan të jenë prezentë në turneun më të rëndësishëm të kontinentit. Secila prej 24 kombëtareve i ka përcaktuar kriteret për tifozët e tyre, së bashku me numrin maksimal të biletave për të cilat ata mund të aplikojnë.

Me t’u hapur sot portali, tifozët do të kenë mundësi që të hapin një llogari në sajtin EURO2016.com (ose të përdorin atë ekzistues nga dritarja e aplikimit të verës 2015) dhe të zgjedhin llojin dhe kategorinë e biletës, të cilat nisin nga një ndeshje e vetme dhe variojnë me abonenë për ekipin e zemrës (“Folloë my team”), me të cilën mund të shohësh disa ndeshje dhe përfundon me “biletat e kushtëzuara” për takimet me eliminim direkt pas fazës së grupeve.

Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatet e kërkesave të tyre maksimumi në fund të muajit shkurt 2016.