Falsifikoi dokumentet për regjistrimin e një prone, 59-vjeçari nga Libohova kallëzohet në Prokurori

Konflikti pronësor mes dy banorëve nga Libohova ka përfunduar në Prokurorinë e Gjirokastrës. 51-vjeçari S.P, banues në Libohovë ka kallëzuar shtetasin F.R 59 vjeç, të cilin e akuzon se përmes dokumenteve të falsifikuara ka marrë dhe ka hipotekuar një pronë në qytetin e Libohovës. Kallëzini është bërë një ditë më parë, ndërsa pritet që çështja të hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.