Festa në Dervician, kryeplaku i fshatit mesazh për Spiro Kserën: Jemi me ty!

tmp_4640-20160815_2132391665649700Minoritet grek në Dropull po feston sonte Shën Marian, ditë e shënuar në kalendarin ortodoks.

Në ceremoninë hapëse të festës nuk kanë munguar as mesazhet mbështetëse për Spiro Kserën. Kryeplaku i fshatit Dervician, Filip Boboli, gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka përmendur edhe Spiro Kserën.

“Spiro jemi me ty në këto ditë të vështira që po kalon”, ka thënë Boboli, ndërsa një pjesë e të pranishmëve kanë duartrokitur.

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera ndodhet në burg për afro një vit. Ai akuzohet pët vjedhjen e 300 milionë lekëve. Ksera ka pranuar gjykim të shkurtuar, ndërsa rrezikon dënimin me 3 vjet burg.

Bashkë me të nën akuzë janë edhe ish-zyrtarë të ministrisë që drejtonte Ksera. Abuzimet me fondet për komunitetin rom u zbuluan pas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

|Libohova Online|