Festat mbaruan, fluks emigrantësh në Kakavijë

Pasi festuan vitin e ri me familjarët e tyre në atdhe, emigrantët po kthehen nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Gjate orëve te fundit ka pasur nje fluks te madh emigrantesh në të gjitha pikat kufitar me Greqinë.

Nga dogana e Kakavijës kanë dalë 4233 persona në drejtim të Greqisë, ndërsa kanë hyrë për në Shqipëri 1350 të tjerë.

Ndërkohë, për të përballuar fluksin, pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje, ndërsa pala greke më 2 në hyrje.