Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të organizohet në shtator 2020

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator 2020. Lajmi konfirmohet edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Margariti shkruan se “Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore”.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është ngjarja më e rëndësishme në kulturën shqiptare. Ai zhvillohet çdo pesë vjet në Kalanë e Argjirosë.