Festivali i Gjirokastrës, publikohet programi i 6 ditëve

Argjiro feston#ArgjiroFest_ON 2015, një spektakël gjithëpërfshirës, ku qyteti i Gjirokastres do të jetojë për 24 orë  një festë me muzikë folklorike, kostume, panaire, zeje tradicionale, ekspozita, projeksione filmash, OPEN STAGE me muzikë alternative dhe atelie të kërcimit të valles shqiptare.

Pjesëmarës në skenën e Festivalit të Gjirokastrës 2015 jane edhe artistët e mirënjohur  Eda Zari, Olen Çezari, Rona Nishliu, Fanfara Tirana, Vikena Kamenica & Keli Band, Robert Bisha & Albanian Polyphonic Choir, grupi polifonik “Inoro” dhe sazet e Janinës, DIVANHANA-Bosnje Hercegovina,  etj, të cilët do të performojnë në orët e natës për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre.

Ministria e Kultures ka publikuar sot edhe programin e festivalit. Klikoni ketu per te pare programin.