FIFA: Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë në botë për 2016-ën

Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur për shpalljen futbollisti më i mirë i vitit 2016 nga FIFA. Portugezi pas tërheqjes së çmimit falënderoi shokët e skuadrës, trajnerin dhe familjen e tij. “Jam shumë i lumtur, dua të falënderoj shokët e skuadrës trajnerin. Faleminderit të gjithë për gjithçka që keni bërë për mua”, deklaroi fillimisht Ronaldo. “Më duhet të falënderoje dhe familjen time, ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time”.