FIFA përjashton Ronaldon?

fifa-lsquo-p-euml-rjashton-rsquo-ronaldon_hdMediat e huaja e kanë vënë në kontestim se a do të jetë Cristiano Ronaldo apo jo në finale të ‘Topit të Artë’.

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është kritikuar nga mediat spanjolle për paraqitjen e tij të dobët në humbjen e Realit ndaj Sevillas.

E përditshmja “Marca” vendosi një foto të portugezit ku dukej i dorëzuar, nën titullin “ishte e pritshme”, para se të nënvizonte faktin që kjo ishte humbja e parë e Rafa Benitezit si trajner i “Los Blancos”.

“Pas shumë paralajmërimesh në ndeshjet ndaj Atleticos dhe PSG-së, Sevilla arriti të përmbyste disavantazhin fillestar ndaj një Reali të paorganizuar. Një tjetër paraqitje anonime e Cristiano Ronaldos”.

Reali arriti të kalonte në avantazh ndaj Sevillas falë golit të Sergio Ramosit në mesin e pjesës së parë, por Ciro Immobile arriti të barazonte dhe Ever Banega i dha avantazhin ekipit të Unay Emery.

Fernando Llorente i ardhur nga banka rezervë shënoi golin e tretë, para se James Rodriguez të shënonte golin e dytë për “Los Blancos”.

Për Ronaldon kjo ishte paraqitja e tij e dytë radhazi ku nuk la shenjë, pasi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës as ndaj PSG-së në mesjavë. Teksa e përditshmja “AS” kritikoi Realin për disfatën e papritur, mbrojtësi Sergio Ramos pranoi: “Nuk luajtëm mirë dhe kjo u reflektua edhe në rezultat. Ishim më tepër statikë se ç’duhej”.

Ndërkohë, për sa i përket garës për fitimin e “Topit të Artë”, mund të themi se Luis Suarez, Neymar dhe Robert Lewandowski kanë zhvilluar një vit 2015-të më të mirë se portugezi.

Dy sulmuesit e Barcelonës, kanë shënuar të 18-të golat e fundit për ekipin katalanas, ndërkohë Leëandëski nuk rresht së shënuari gola me bavarezët dhe kjo është arsyeja pse Cristiano Ronaldo mund të zbresë edhe nga podi.

Pa dyshim Messi e meriton të jetë një ndër kandidatët kryesorë…por Ronaldo? Le të marrim parasysh vitin e tij 2015-të, shumë gola, po, por asnjë trofe të fituar apo momente lavdie me Real Madridin?

Carlo Ancelotti u shkarkua nga posti i tij sezonin e ardhshëm; ndërkohë Rafa Benitez nuk po arrin të marrë më të mirën prej tij gjatë këtij sezoni. Nëse Ronaldo do të jetë një ndër tre kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, atëherë shumë njerëz kanë të drejtën të dinë arsyen pse.