Fiks Fare: Kreu i shoqatës së jetimëve ofron parà në këmbim të seksit me të mitur (Telefonatat e regjistruara)

unnamed-300x240Para në këmbim të kënqësisë seksuale. Ky është premtimi që kryetari i shoqatës “Jetimët në Fokus” i bën jetimit 16 vjeçar.

Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim, që ka nevojë për strehim, shkollim dhe ushqim, Maksim Liço avancon në kërkesat e tij.

Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat, që ai ka bërë me të në Facebook.

Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar.

I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale.

Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

Pas bisedave të gjata në Facebook, ku Maksim Liço këmbëngul të takojë jetimin që ka njohur dhe që i ka ofruar ndihmë, fillon të shikojë të gjitha fotografitë e shokëve të djalit në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

Ai fillon të pëlqejë një prej shokëve të djalit jetim, një të ri 15-vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.

Këmbëngul vazhdimisht në Facebook dhe me telefonata që të takojë 15-vjeçarin, që t’i shkojnë të dy në shtëpi për marrëdhënie seksuale.

Gjatë bisedave për të joshur me parà jetimin 16-vjeçar, kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus” tregon për fondet dhe projektet që merr, premton vazhdimisht parà për të dhe shokun e tij 15-vjeçar.

Biseda telefonike, ku kreytari i shoqatës i kërkon jetimit t’i çojë shokun e tij 15-vjeçar:

Maksim Liço – E bëre muhabet ti?
Fiksi – Po i thashë, i thashë kështu, por s’ishte në Tiranë. Kur ta takoj flasim.
Maksim Liço – E mirë, mirë.
Fiksi – Se ishte andej jashtë Tirane, me robt e shtëpisë, edhe…
Fiksi – Si t’u duk?
Maksim Liço – Kush?
Fiksi – Ai në foto.
Maksim Liço – Shumë
Fiksi – Shumë i mirë, ëëë?
Maksim Liço – Ë ë ë

Telefonatë tjetër

Fiksi – Alo
Maksim Liço – Hë, ç’kemi?
Fiksi – Mirë, se e kisha harru telefonin në shtëpi dhe isha këtu poshtë te lagjia.
Maksim Liço – Ku je ti?
Fiksi – Unë këtu te lagjia, sa hyra në shtëpi tani. Ça me bo? Ku me qenë?
Maksim Liço – Çfarë bën ti, mirë?
Fiksi – Mirë
Maksim Liço – Thashë mos ishe nga qendra, të pinim ndonjë kafe. Ti s’e hape (telefonin)
Maksim Liço – Sëmurë jam prapë. Tani sa piva antibiotikun e parë.
Fiksi – Ëëë, të kalume pra, të kalume!
Maksim Liço – Rrofsh, vetëm nga ty më kalon.
Fiksi – Urdhëro!
Maksim Liço – Vetëm me ty më kalon. Po të kisha ty tani, besoj do më shëroje.
Fiksi – Ooouu!
Maksim Liço – Them unë, pa ku e di.
Fiksi – Dëgjo…
Maksim Liço – A do vish sot?
Fiksi – Të vi sot thua?
Maksim Liço – Ëëë, ti e di. Mos jam më mirë nesër, që të bëhem dhe pak më mirë unë. Unë kam temperaturë.
Fiksi – Nuk ta hapa sot, ngaqë e kisha telefonin te shpia.
Maksim Liço – Mirë o yll, mirë.
Fiksi – Shumë falemnderit
Maksim Liço – Do flasim më vonë?
Fiksi – Si të duash ti. Ok, në rregull. Ku do flasim, në telefon apo në Facebook, që ta di.
Maksim Liço – Ku do ti?
Fiksi – Ku ta kesh ti për mbarë
Maksim Liço – Ku do ti?
Fiksi – Në Facebook
Maksim Liço – Aa në Facebook. Fshiji ti ato se unë i kam fshirë
Fiksi – Po, po, s’diskutohet, edhe unë i kam fshirë
Maksim Liço – Hajt.

Telefon

Maksim Liço – Ç’kemi zemra ime?
Fiksi – Mirë, rehat. Juve?
Maksim Liço – Si më dukesh?
Fiksi – Mirë, jam në shtëpi, i ka zënë gjumi ata të shtëpisë
Maksim Liço – Mirë, fol me zë të ulët, që të mos i zgjosh ata
Maksim Liço – Ç’kemi zemra?
Fiksi – Mirë
Maksim Liço – E di pse po ta zvarris unë që të takohemi bashkë? Se pres që të marr ca lekë, që të të jap ndonjë lek edhe ty.
Fiksi – Do marrësh lekë?
Maksim Liço – Po marr lekë
Fiksi – Do më japësh edhe ndonjë lek mua?
Maksim Liço – Pse mos të të jap?!
Fiksi – Çfarë do të bëjmë psh?
Maksim Liço – Jo, çfarë do ti, që ta dëgjoj unë…
Fiksi – Çfarë të pëlqen ty psh, që ta bëj unë, se ti merrke edhe lekë. Unë kam nevojë për shumë gjëra, se unë i varfër jam.
Maksim Liço – Dua ta dëjoj nga ty, si ke qejf, çfarë ke qejf
Fiksi – Si të kesh qejf ti, do e bëj unë
Maksim Liço – Ncuq, ncuq, jo, dua qejfin tënd unë, se unë kam qejfe shumë.
Fiksi – Më thuaj një qejf psh
Maksim Liço – E dua nga ty, që ta bëj surprizë pastaj
Fiksi – Aa e do që ta bëj unë suprizë?!
Maksim Liço – Po
Fiksi – Po çfarë surprize të pëlqen ty psh?

Bisedë telefonike e jetimit 16-vjeçar me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”

Maksim Liço – Po sikur të ishe shtrirë këtu, çfarë do bëje?
Fiksi – Ku?
Maksim Liço – Këtu tek unë.
Fiksi – Çfarë të kishe dëshirë ti.
Maksim Liço – Sikur ta dish…
Fiksi – Ëëë
Maksim Liço – Çfarë do ti psh? Ja ma thuaj?
Fiksi – Psh. Unë nuk po të kuptoj a do të ma bësh ti mua apo ta bëj unë ty?
Maksim Liço – Jo, si të duash. Si do ti?
Fiksi – Po si ta kesh ti, unë nuk e kam problem. Unë dua thjesht të më ndihmosh për ndonjë gjë patjetër. Sepse do bëj çdo gjë për ty. Vetëm dua të më ndihmosh për ndonjë gjë.
Maksim Liço – Patjetër.
Maksim Liço – Çfarë zëri të ëmbël që ke ore…
Fiksi – Po ti me çfarë mund të më ndihmosh psh…
Maksim Liço – Do të marr ca lekë e do t’i jap t’i kesh.
Fiksi – Do marrësh ca lekë atje në Krujë, ku më the?
Maksim Liço – Jo ore në Krujë. Ore kisha sot. Mora sot unë. Më erdhi ai shk*rdhata i zyrave dhe mi kërkoi që sot lekët. Nuk e di pse. Që s’mi ka kërkuar kurrë. Mi ka kërkuar në fund të muajit.
Maksim Liço – Bjeri lekët aty dhe në daç rri, në daç ik më tha. Do na heqin nga zyrat, por do marr aty afër prap. Vajta sot, bisedova dhe ia dhashë 200 mijë lekëshin. U detyrova.
Maksim Liço – Ato i kisha për ty. Do t’i jepja ty.
Fiksi – Do ma jepshe mua atë 200 mijë lekëshin?
Maksim Liço – Po në mos 200, 100 (mijë lekë).
Fiksi – Aha… falemnderit. Falemnderit.
Maksim Liço – Po ç’kemi ndonjë gjë yllo?
Fiksi – Po kshu në Facebook kishe gjithë atë pozitë ti? Çfarë ishe ti, avokat?
Maksim Liço – Po, me profesion avokat jam. Po.
Fiksi – Po shifja në Facebook lloj-lloj fëmijësh, lloj-lloj kshu
Maksim Liço – Po ik k… Na bëj ndonjë muhabet kshu pa…
Fiksi – Po ta bëj unë muhabetin. Po kam dash me të pyt edhe një herë më përpara. Ti e ke bërë edhe me ndonjë çun tjetër, apo vetëm me mua? Se unë jam edhe i vogël e nuk të njoh edhe mirë.
Maksim Liço – Si?
Fiksi – Me ndonjë çun tjetër e ke bërë, të moshës sime? Apo me asnjë?
Maksim Liço – Po e kam bërë edhe me 14, edhe me…
Fiksi – E ke bërë?
Maksim Liço – Edhe me të moshës tënde.
Fiksi – Po thashë se jam i vogël, edhe nuk kuptoj mirë.
Fiksi – Ku di gjë unë… e kam dhe si me frikë, si me kshu…
Maksim Liço – Po pse e ke me frikë?
Fiksi – Po ngaqë edhe nuk të njoh mirë. Për këtë më shumë.
Maksim Liço – Frikë nga unë jo… Madje unë kam frikë nga ty.
Fiksi – Për ça?
Maksim Liço – Unë kam frikë nga ty e jo ti nga unë.
Fiksi – Ti ke frikë nga mua?
Maksim Liço – Duhet të kem frikë.
Fiksi – Pse?
Maksim Liço – Sepse thua vet që jam i vogël.
Fiksi –
Maksim Liço – Po pres të më flasësh…
Maksim Liço – Po tjetër, ti mua ç’më thua?
Fiksi – Asgjë. Rrimë, të përditshmet.
Maksim Liço – Dua seks si mbrëmje që është…
Fiksi – Ë…
Maksim Liço – Dua seks, si mbrëmje që është. Dua të më eksitosh.
Fiksi – Të eksitoj unë ty sot eee?
Maksim Liço – Po…
Fiksi – Po si me të eksitu nga telefoni?
Maksim Liço – Si të duash.
Fiksi – Do pimë ndonjë kafe nesër?
Maksim Liço – Po. Mbas orës 13.00, sepse në orën 12 jam në takim me ata sipërmarrësit italianë.
Fiksi – Je me sipërmarrësit italianë? Ke ndonjë punë nesër me ato?
Maksim Liço – Po pra do të investojnë për jetimët. Të shohim çfarë do investojnë.