Financim i qeverisë, Bashkia Libohovë do të ketë planin e përgjithshëm vendor

Bashkitë Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Libohovë, Delvinë, Finiq, Pustec, Maliq, Devoll, Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Selenicë, Memaliaj dhe Tepelenë do të pajisen së shpejti me planet e përgjithshme vendore përkatëse. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për hartimin e planeve për 16 bashkitë, të cilat do të kenë një kosto të përbashkët prej 166 milionë lekësh. Tenderi është i ndarë në 5 lote duke grupuar bashkitë në bazë të afërsisë, lote të cilat variojnë nga 26 milionë lekë deri në 43 milionë lekë.

Kompanitë fituese të procedurave do të kenë 28 javë kohë për hartimin e planeve vendore, që do të thotë se ato pritet të jenë të përfunduar brenda muajit Nëntor të këtij vit. Më pas këto plane do të votohen për miratim nga Këshillet Bashkiakë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit. Platforma ku do të bazohet hartimi i planeve vendore është Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit. Më herët kanë miratuar planet e tyre vendore një sërë bashkish si Tirana, Berati, Fieri, Elbasani, Kuçova, Lushnja, etj