Fiter Bajrami, dekor festiv në Gjirokastër

10460715_680928515333999_4737985996118825010_nNë prag të festës së Fiter Bajramit në qytetin e Gjirokastrës janë vendosur banderola që urojnë besimtarët për këtë festë. Banderolat janë vendosur nga myftinia e qytetit si në pjesën muzeale ashtu edhe në zonën më të populluar, në lagjen “18 shtatori”. Përmes tyre urohen besimtarët për festën e cila kulmon në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ritualet fetare për festën e Fiter Bajramit nisin nesër në orën 06:23 të mengjesit në xhaminë e qytetit dhe më pas besimtarët shkojnë për vizita te të afërmit dhe shtrojnë drekën. 

 10576916_680915108668673_6363997402801656604_n