Fiter Bajrami, myslimanët falen në pallatin e sportit Gjirokastër (FOTO)

Edhe në Gjirokastër besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit. Falja e namazit u krye herët në mëngjes në Pallatin e Sportit. Qindra besimtarë myslimanë iu bashkuan lutjeve për më shumë dashuri, paqe dhe harmoni mes njëri-tjetrit. Myftiu Armand Islami, i është drejtuar atyre me mesazhin e tij, duke thënë se kjo festë duhet të shfaq unitet në mes të njerëzve pa dallim.