Flamur Bime bën fushatë për Zamira Ramin

11136867_929930853697052_2068874421_nKryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Bime, eshte pare ditet e fundit ne krah te kandidates se LSI-se, Zamira Rami, e cila kerkon te ulet ne karrigen ku Bime ka qendruar prej 12 vitesh.

Edhe pse Bime kishte kerkuar qe PS ta rikandidonte per nje tjeter mandat, tashme ai ben thirrje qe qytetaret e Gjirokastres te votojne Zamira Ramin, si kandidatura me e mire, qe sic thote Bime, do te coje me tej projektet e lena ne mes prej tij.

Kandidatja Rami ka perballe Igli Kokalarin nga Partia Demokratike. Kjo e fundit i kerkoi para dy ditesh Ramit qe te dorehiqet nga posti i prefektes se qarkut. Prej dites se konfirmimit te kandidatures se saj, Zamira Rami ka nisur takimet me grupe te ndryshme te interesit.