Flamur Bime caktohet koordinator i fushatës në Gjirokastër

11053904_10205620604026444_2344741421482158291_o(2)Gjatë takimit të përbashkët pasditen e sotme mes strukturave të PS dhe LSI në Gjirokastër, u prezantua zyrtarisht kandidatja për këtë bashki Zamira Rami.

Nga ky takim u mësua edhe se kryetari aktual i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime do të jetë koordinatori i fushatës.

Pas tre mandateve si kryebashkiak, Flamur Bime nuk u kandidua më nga PS-ja.