Flamur Golemi komenton qeverinë e re pas betimit, ja mesazhi i tij

Deputeti socialist i Gjirokastrës ka përshëndetur betimin e qeverisë së re ‘Rama 2’. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook, Golemi thotë se ‘Shqipëria që duam’ nuk është thjesht një slogan, por një plan reformash e investimesh që do të kryhen nga qeveria e re.

Ja mesazhi i plotë i tij.

Vota e shqiptarëve në 25 qershor erdhi si shprehje direkte e besimit dhe mbështetjes së fortë për programin tonë qeverisës dhe si vlerësim për punën që bëmë në mandatin e parë. “Shqipëria që duam” nuk është thjesht një slogan, por një plan ambicioz reformash dhe investimesh, që do të zbatohen gjatë mandatit tonë të dytë, duke synuar një ekonomi të zhvilluar, punësim dhe mirëqënie për çdo qytetar shqiptar. Pa lënë mënjanë edhe shtetin ligjor, luftën kundër krimit e korrrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe informalitetin. Punë të mbarë dhe suksese për qeverinë e re!