Flamur Golemi në Kakoz: S’ka më aleanca me ata që mbajnë një dorë në bakllava e një tjetër në kadaif (VIDEO)

Kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi në vijim të takimeve elektorale është ndalur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, ai kërkoi mbështetje me votë në 25 qershor, në mënyrë që PS të qeverisë e vetme.

“Në 25 qershor nuk kërkojmë thjesht më shumë pushtet për Partinë Socialiste, por duam të qeverisim të vetëm, për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të bërë më shumë punë. Mjaft më me aleancat që janë mësuar me një dorë në bakllava e me dorën tjetër në kadaif. Kjo histori nuk mund të vazhdojë më. Prandaj votë vetëm për Partinë Socialiste, vetëm numrin 2 në fletën e votimit. Faleminderit Kakozi për mikpritjen dhe mbështetjen”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook, teksa publikon edhe videon nga takimi.