Flamur Golemi ‘provokon’ nga Zhulati: Ju tregoj pse demokratët do të votojnë PS-në (VIDEO)

Kandidati i PS-së për Gjirokastrën, Flamur Golemi ka qenë së fundi në një tjetër takim elektoral në fshatin Zhulat.

Ai ka bashkëbiseduar me banorët dhe ka kërkuar votëbesim në 25 qershor.

Golemi thotë se ky fshat është shembull i mirë përse nuk duhet të votohet Partia Demokratike.

Sipas tij, Zhulati është qeverisur prej 12 vitesh nga PD-ja, por është rrënuar ndër vite nga mungesa e investimeve. Më poshtë postimi i tij i plotë.

“Një takim ndryshe nga të tjerët ai që pata në fshatin Zhulat. Për 12 vjetët e fundit ky fshat ka qenë pjesë e një komune të qeverisur nga PD-ja, por është rrënuar dita-ditës nga mungesa e investimeve. Besoj se realiteti në këtë fshat, që nuk është se po e zbuloj sot, është shembulli më i mirë për të bindur votuesit e PD-së, që kësaj radhe nuk duhet ta çojnë votën dëm, por të zgjedhin Partinë Socialiste. Unë do të jem deputeti i i të gjithëve dhe garancia se vota e tyre do të përkthehet në më shumë vëmendje dhe investime për Zhulatin. Jam i lumtur që krah meje ka plot njerëz të zakonshëm që kanë votuar për PD-në në të shkuarën. Shumë më shumë do të jemi në 25 qershor për fitoren historike, për Shqipërinë që duam.