Flamur Golemi takim në Picar: Në 25 qershor të bashkojmë mendjet dhe zemrat, votë vetëm për PS-në

Kandidati i PS-së, Flamur Golemi ka vijuar takimet elektorale kësaj radhe në fshatin Picar. Në një bashkëbisedim me banorët, Golemi ka kërkuar mbështetje me votë në 25 qershor, për të vazhduar më tej me investimet dhe reformat. Ja çfarë shkruan ai në faqen në Facebook.

Në një takim fantastik me banorë të Picarit, fshati i njerëzve të ndritur dhe patriotëve të shquar të Labërisë, ku mbështetja për Partinë Socialiste nuk ka munguar kurrë. Kërkova votë nga të gjithë; të majtë, të djathtë dhe nga ata që s’janë mbështetës të asnjë partie. Vota e 25 qershorit është një votë për Shqipërinë që duam, një votë përtej bindjeve partiake. Kemi bërë shumë në këto 4 vjet, por shumë më shumë do të humbasim nëse kthehemi pas. Prandaj bashkoni mendjet dhe zemrat, për të mbështetur me votë Partinë Socialiste për një mandat të vetëm qeverisës.