Flamur Golemi takime në Dhoksat, tregon “porosinë” e Koço Vasilit

Kanditati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastër, Flamur Golemi ka vijuar me takimet në fshatin Dhoksat.

Nga këto takime derë më derë, Golemi tregone dhe “porosinë” e profesor Koço Vasilit, kryetari i Shoqatës “Lunxhëria”.

Ja çfarë shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

“Lunxhëria të dëgjon. S’do zhurmë, s’do bërtima, por veç sinqeritet”. Kështu më tha Prof. Koço Vasili gjatë takimeve në fshatin Dhoksat. Dhe po bëj pikërisht këtë; takime derë më derë për të folur me të gjithë, për të dëgjuar çdo zë, për të komunikuar çfarë kemi bërë mirë këto 4 vjet e çfarë nuk ka fuknsionuar si duhet. Njëkohësisht për të shprehur angazhimin tim personal dhe në emër të PS-së për të bërë më shumë për Gjirokastrën që duam, për Lunxhërinë që duam, për Shqipërinë që duam. Unë besoj se në 18 qershor ne do të marrim një tjetër fitore historike nëse dalim të gjithë në zgjedhje, nëse votojmë numrin 15, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen. #MeFlamurGolemin ? #PS?