Flamur Golemi takime në Karjan, një prej banorëve i hedh një batutë… (FOTO)

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Flamur Golemi, ka vijuar takimet e tij elektorale kësaj radhe në fshatin Karjan të Lunxhërisë.

Teksa poston fotot në faqen e tij në Facebook,  Golemi tregon edhe një episod me një banor të Karjanit që i pati thënë “Doktor, siç u kthen dritën e syve njerëzve, po na kthen edhe shpresën për ditë më të mira”.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

“Kthehem shpresëplotë nga takimi në fshatin Karjan, se në 18 qershor do të marrim së bashku një fitore historike. Bashkëbisedim jo vetëm me strukturat organizative të PS-së, por edhe takime derë më derë me banorët, të cilët mirënjohjen dhe mikpritjen i kanë vlera të çmuara. Përtej modestisë, nuk e fsheh dot faktin se më vjen mirë dhe ndjehem disi i “përkëdhelur” kur në të tilla takime rastis edhe me pacientë të cilëve u kam shërbyer si mjek. Kështu ndodhi edhe në Karjan, ku dikush më tha: “Doktor, siç u kthen dritën e syve njerëzve, po na kthen edhe shpresën për ditë më të mira”. Unë besoj fort se nëse bëhemi bashkë në 18 qershor të votojmë për Partinë Socialiste, asgjë s’e ndal dot përpjekjen tonë për Shqipërinë që duam. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen”

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing, tree and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Image may contain: 19 people, crowd and outdoor

Image may contain: 2 people, crowd and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 20 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting